Secili nga mendon se vendi i tij është më i miri, për faktin se jeton në të. Por, kur dikush bën matje, atëherë edhe vet e kuptojmë se cilat qenkan problemet me të cilat ballafaqohemi apo të cilat të tjerat i kanë më të vogla ose nuk paraqesin fare problem për ta.
Një statistikë e nxjerrë nga matja e disa parametrave, ka nxjerrë një listë me emrat e 25 qyteteve që ofrojnë cilësi më të dobët të jetesës.
Parametrat që janë marrë parasysh janë: fuqia blerëse; çmimet e banesave; trafiku; ndotja e ajrit; siguria; kujdesi shëndetësor dhe shpejtësia e udhëtimit brenda tyre.
1. Lagos, Nigeri;
2. Tehean, Iran;
3. Manila, Filipine;
4. Dhaka, Bangladesh;
5. Colombo, Shri Lankë;
6. Rio de Zhaneiro, Brazil;
7. Ho Chi Minh, Vietnam;
8. Bejrut, Liban;
9. Kajro, Egjipt;
10. Kathmandu, Nepal;
11. Sao Paulo, Brazil;
12. Lima, Peru;
13. Karaçi, Pakistan;
14. Xhakartë, Indonezi;
15. Bangkok, Tajlandë;
16. Mekico Siti, Meksikë;
17. Bogotá, Kolumbi;
18. Mumbai, Indi;
19. Novosibirsk, Rusi;
20. Almaty, Kazakistan;
21. Tiranë, Shqipëri;
22. Yekaterinburg, Rusi;
23. Najrobi, Keni;
24. Lahore, Pakistan;
25. Hanoi, Vietnam.
