Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO), 25 qershorin e ka shpallur si “Dita e Detarit” duke njohur kështu kontributin që japin detarët në tregtinë ndërkombëtare dhe ekonominë botërore, shpesh me sakrifica të mëdha në jetën e tyre personale dhe të familjeve të tyre.
Dita e Detarit u festua për herë të parë më 2011, duke pasuar kështu themelimin e kësaj dite në qershor të vitit 2010, në Manila të Filipineve, me rezolutën e pranuar nga Konferenca e Palëve në Konventën Ndërkombëtare mbi Standardet e Stërvitjes, Certifikimit dhe Ruajtjes për Detarët të vitit 1978.
Dita e Detarit tashmë është përfshirë në listën vjetore të kremtimeve të Kombeve të Bashkuara.
Dita e Detarit është një mundësi për të edukuar publikun rreth çështjeve me të cilat përballen detarët në ditët e sotme, si pirateria, por gjëja më e rëndësishme është mundësia që bota të thotë “Faleminderit detarë”.
Detarët janë shtylla e tregtisë botërore, duke transportuar mbi 80% të mallrave që konsumohen në botë. Pa punën e tyre, ekonomia globale do të ndalonte – nga ushqimet dhe energjia deri te teknologjia dhe materialet e ndërtimit.
Për më tepër, ata sigurojnë që zinxhiri i furnizimit të funksionojë pa ndërprerje, duke qenë shpesh të papërfillur në jetën e përditshme të njerëzve.
Megjithatë, puna në det është e rrezikshme dhe kërkon një nivel të lartë profesionalizmi dhe përkushtimi. Sfida si pirateria, aksidentet detare, dhe stresin psikologjik të izolimit larg familjes janë vetëm disa nga vështirësitë që ata përballojnë çdo ditë.
Dita e Detarit ofron një mundësi për të edukuar publikun për këto sfida, dhe për të kërkuar kushte më të mira dhe mbështetje për komunitetin e detarëve.