Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 127 pacientë me COVID-19. Spitali i Pejës njofton se katër pacientë janë në respirator, 100 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërkaq 25 pacientë në gjendje më të rëndë.
Bëhet e ditur se nga personeli i stafit të Spitalit të Pejës aktualisht janë 32 të infektuar me COVID-19, prej tyre nëntë mjek, 12 infermierë dhe 11 punëtorë të Administratës dhe Shërbimit Teknik./UBTNews