UBT News

25 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 121 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, katër pacientë janë në respirator, 81 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 25 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit është shëruar një pacient që po trajtohej në këtë spital./UBTNews

Exit mobile version