Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se në këtë spital janë të shtrirë 128 pacientë, ku 25 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Gjithashtu 105 pacientë janë në oksigjenoterapi, 9 janë në CPAP. Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë shëruar 25 pacientë dhe janë pranuar 11 të tjerë.