Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka votuar një marrëveshje financiare ndërmjet Kosovës dhe Bankës Botërore për menaxhimin e ujit të pijes në pellgun e Moravës së Binçës prej 25 milionë euro.
Kjo marrëveshje u votua pa asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ndërsa ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se ky projekt është në kohëzgjatje prej 30 vjetësh.
“Me qëllim të forcimit të themeleve kombëtare për menaxhimin e sigurisë së ujit, dhe përmirësimin e sigurimit të ujit në pellgun e Moravës së Binçës, ne si ministri kemi negociuar dhe kemi arritur dakordim me ANZh-në, si anëtare e Bankës Botërore, për marrëveshjen financiare ndërkombëtare në vlerë totale të kredisë prej 25.1 milionë euro, me kohëzgjatje prej 30 vjetësh maturitet, ku 5 vite janë grejs periudhë”, tha Murati.