Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për luftimin e kancerit të gjirit, ka vizituar Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe Rikonstruktive në ShSKUK.
Vitia shprehu kënaqësinë se përmes buxhetit të ShSKUK-së, për herë të parë janë siguruar 100 implante dhe 50 ekspander, gjë kjo që mundëson të bëhet rikonstruktimi i gjirit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas ministrit, kjo ndërhyrje në institucionet private kushton tre deri në pesë mijë euro.
“Mbi 50 gra do të kenë mundësinë të bëjnë rikonstruktimin e Gjirit, ku Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë me investime me qëllim që gratë e prekura nga kanceri të kenë me të lehtë diagnostikimin dhe trajtimin e tyre në institucionet publike shëndetësore”, tha mes tjerash Vitia.
Drejtoresha e Klinikës së Kirurgjisë Plastike dhe Rikonstruktive, Dr. Violeta Zatriqi, tha se deri me tani për 25 gra është kryer me sukses rikonstruktimi i gjirit dhe pritet të vazhdohet me rikonstruktim edhe te gratë e tjera.