UBT News

25 dollarë për çdo të vaksinuar kundër COVID-19

Nurse Erin Morgan administers the Pfizer COVID-19 vaccine to 14-year-old Zach Bilyj, of Wake Forest, N.C. during a vaccination clinic at the Wake County Human Services clinic on Departure Drive, Thursday, May 13, 2021 in Raleigh, N.C. Gov. Cooper toured the facility on the first day that vaccinations were available to those aged 12 and up. (Robert Willett/The News & Observer/AP) A nurse administers a Pfizer Covid-19 vaccine on May 13, in Raleigh, North Carolina. Robert Willett/The News & Observer/AP

Për t’i shtyrë qytetarët të vaksinohen sa më shumë, në Karolinë të Veriut, çdo i vaksinuar do t’i marrë nga 25 dollarë. Kështu u tha në njoftimin e Departamentit për Shëndetësi dhe Shërbime Njerëzore të Karolinës së Veriut. Ky stimulim i qytetarëve do të fillojë nga e mërkura (26 maj) deri më 8 qershor.

Sipas njoftimit, shpërndarja e këtyre të hollave do të bëhet në qendrat e vaksinimit në Mecklenburg, Guilford, Rowan dhe Rockingham. Të hollat vlejnë vetëm për dozat e para të vaksinës.

52.2% e të rriturve në Karolinë të Veriut kanë marrë së paku një dozë të vaksinës, përderisa 47.4% e të rriturve janë vaksinuar plotësisht. Karolina e Veriut ka regjistruar 12 mijë e 958 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19./UBTNews

Exit mobile version