Në spitalet e përgjithshme dhe Klinikat COVID-19 në Qendrat Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë duke u trajtuar 247 pacientë të infektuar me koronavirus. 172 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 27 në gjendje të rënduar shëndetësore në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 53 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive)25 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 12 pacientë
Spitali i Prizrenit, 14 pacientë
Spitali i Gjakovës, 20 pacientë
Spitali i Pejës, 45 pacientë
Spitali i Gjilanit, 14 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 13 pacientë
Spitali i Ferizajt, 19 pacientë