UBT News

246 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë i vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes si pasojë e COVID-19, ndërkaq janë konfirmuar 246 raste të reja.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3 mijë e 31 testime, rekord i testimeve që nga fillimi i pandemisë në Kosovë.

“Brenda 24 orëve, kemi rekord testime që nga fillimi i pandemisë, 3.031 teste dhe nga këto mostra vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, apo në përqindje vetëm 8.1%, ndërsa asnjë qytetar nuk ka humbur jetën në betejën me Covid 19.Përgëzoj për punën e palodhshme Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në tërë Republikën e Kosovës!”, shkroi ai në Facebook./UBTNews

Exit mobile version