Të paktën 245 njerëz u vranë në Siri të hënën pasi ndërtesat u shembën pas një tërmeti me magnitudë 7.8 që kishte epiqendrën e tij në Turqinë fqinje, thanë media shtetërore dhe një burim mjekësor.
Më shumë se 230 njerëz u vranë dhe mbi 600 u plagosën në pjesët e kontrolluara nga qeveria e Sirisë, tha ministria e shëndetësisë, ndërsa një spital tha për AFP se tetë të tjerë u vranë në zonat veriore të kontrolluara nga fraksionet proturke.
“Gjashtëqind e tridhjetë e nëntë persona u plagosën dhe 237 u vranë në provincat e Aleppo, Latakia, Hama dhe Tartus”, tha ministria siriane e shëndetësisë në një deklaratë./UBTNews/