UBT News

24 vjet burgim për të akuzuarin që vrau vëllain në Studençan të Suharekës

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar me 24 vjet burgim B.G, i akuzuar për vrasjen e vëllait të tij I.G, në mars të vitit 2019 në fshatin Studençan të Suharekës.

Motivi i vrasjes kishte të bënte rreth një kontesti pronësor mes tyre. Në këtë ngjarje tragjike kishte mbetur e lënduar rëndë edhe një grua.

Sipas Gjykatës, i akuzuari është dënuar për veprën penale të vrasjes së rëndë si dhe të mbajtjes në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve./UBTNews

Exit mobile version