24 raste të vdekjes nga COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar 1 mijë e 29 raste të reja me COVID-19.
Brenda 24 orëve të fundit janë shëruar 3 mijë e 266 persona, kurse numri i rasteve aktive është 22 mijë e 223.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 17 mijë e 316 doza të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews