Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 24 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19, derisa nga 7 mijë e 27 testime kanë rezultuar 357 raste pozitive.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 1 mijë e 498 persona, kurse numri i rasteve aktive është 15 mijë e 835.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20 mijë e 144 doza të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews