Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 132 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, tre pacientë janë në respirator, 104 pacientë në oksigjeno-terapi, ndërsa 24 pacientë në gjendje më të rëndë.
Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 32 të infektuar me Covid-19 dhe atë nëntë mjekë, 12 infermierë dhe 11 punëtorë të Administratës dhe Shërbimit Teknik./UBTNews