Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 127 pacientë me COVID-19.
Spitali i Pejës njofton se katër pacientë janë në respirator, 87 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërkaq 24 prej tyre në gjendje të rëndë.
Nga personeli i Spitalit aktualisht të infektuar me COVID-19 janë 32 persona, nëntë mjekë, 12 infermierë dhe 11 nga shërbimet administrative dhe teknike.
Ndërkaq bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nëntë pacientë që po trajtoheshin në Spitalin e Pejës./UBTNews