UBT News

23 raste pozitive me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 23 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 18 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 509.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 205 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa në total prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 823 mijë e 985 doza të vaksinës./UBTNews/

Exit mobile version