Numri i viktimave si pasojë e COVID-19 në Gjermani ka tejkaluar shifrën 20 mijë. Dje në Gjermani u regjistruan 23 mijë e 679 raste të reja, duke e çuar numrin total të rasteve të konfirmuara në 1 milion e 242 mijë e 203, sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch.
Numri në rritje i rasteve dhe vdekjeve vjen ndërsa Gjermania mbetet nën një bllokim të pjesshëm, i cili nuk ka ulur ndjeshëm numrin e infeksioneve të reja.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel përmes një fjalimi të mërkurën kërkoi nga gjermanët të shmangin kontaktet dhe t’i respektojnë masat./UBTNews