UBT News

23 mijë e 610 raste të reja me COVID-19 në Rusi

Rusia ka regjistruar 23 mijë e 610 raste të reja me COVID-19 të enjten, ndërkaq u raportuan 463 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19.

Numri total i rasteve në Rusi ka shkuar në mbi 2 milionë, ndërkaq numri i viktimave në 34 mijë e 850.

Rusia është vendi i katërt me numrin më të madh të rasteve të konfirmuara me COVID-19, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Indisë, Brazilit dhe Francës.

Pavarësisht rritjes së rasteve, ky vend ishte kundër mbylljes totale, duke propozuar kështu masa të reja./UBTNews

Exit mobile version