UBT News

22 viktima dhe 1894 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit Kosova ka regjistruar edhe 22 viktima të reja me koronavirus.

Ndërsa numri i rasteve të reja nga 14.284 testime të kryera është 1.894.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.835 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 1.354 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 117.011. Në total numri i rasteve aktive është 27.404.

Exit mobile version