UBT News

22 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 22 pacientë si pasojë e COVID-19.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 9 raste (87, 80, 79, 79, 79, 75, 74, 74, 60 vjeç), Mitrovicë 2 raste (79, 77 vjeç), Prizren 2 raste (82, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 60 vjeç), Istog 2 raste (84, 65 vjeç), Pejë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç).

Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 1 mijë e 62./UBTNews

Exit mobile version