Në Malishevë sot janë shëruar 22 pacientë të prekur me COVID-19, ndërkaq nuk janë regjistruar raste të reja.
Komuna e Malishevës njofton se që nga fillimi i pandemisë e deri më sot janë konfirmuar 397 raste me COVID-19, prej tyre 292 janë shëruar, 27 kanë vdekur, ndërkaq raste aktive janë 78.
Edhe sot shtabi komunal emergjent që merret me monitorimin dhe menaxhimin e situatës me pandemi, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë udhëzimet dhe vendimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore në vend, me qëllimin e vetëm, ruajtjen e shëndetit nga virusi.
“Qytetarë të komunës së Malishevës, përderisa nuk ka armë tjetër të luftimit të këtij virusi, zbatimi i masave parandaluese mbetet e vetmja mënyrë e mbrojtjes, prandaj respektoni masat, mbani maska mbrojtëse, pastroni duart sa më shpesh që mundeni, shmangni vendet ku ka grumbullim të njerëzve dhe mbani distancën sociale”, ka thënë në emër të shtabit komunal emergjent nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Berisha./UBTNews