22 raste të reja me COVID-19 u regjistruan në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 62 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 633.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 356 doza të vaksinës kundër COVID-19. Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 818 mijë e 98 doza të vaksinës.
Deri më sot 818 mijë e 561 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 98 mijë e 717 me doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews/