UBT News

22 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 22 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk ka viktima.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 33 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 436.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 240 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse në total që nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 824 mijë e 870 doza të vaksinës./UBTNews/

Exit mobile version