Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 22 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shëruar edhe 20 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 499.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 135 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 824 mijë e 287 doza të vaksinës./UBTNews/
