Numri i palestinezëve të vrarë si pasojë e luftës së Izraelit në Gaza aktualisht është 22 mijë e 313, konfirmoi Ministria e Shëndetësisë. Së paku 57 mijë e 296 të tjerë janë plagosur.
Mijëra të tjerë janë bllokuar nën rrënojat e shtëpive të tyre dhe supozohet se kanë vdekur.
Në 24 orët e fundit, 128 palestinezë janë vrarë dhe 261 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve izraelite./UBTNews/