Diku 216 mijë fëmijë kanë qenë viktima të abuzimit seksual nga anëtarët e klerit katolik në Francë qysh nga viti 1950, thotë kreu i një paneli që e hetoi këtë çështje.
Jean-Marc Sauve po fliste në lansimin e raportit rreth abuzimit seksual në Kishën Katolike të Francës. Ai tha se numri i viktimave të abuzimit seksual mund të rritet në 330 mijë.
Një viktimë e quajti raportin pikë kthese në historinë e Francës. Duke folur në publikimin e raportit, ai dënoi hierarkinë e kishës dhe e quajti institucionin jofunksional.
Hetimi është urdhëruar nga Kisha Katolike franceze në vitin 2018, pas një numri skandalesh në vende të tjera./UBTNews