2100 qytetarë kanë humbur jetën në Kosovë nga virusi COVID-19 që përfshiu botën.
Kjo është shifra e fundit që ka raportuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike, njofton Klan Kosova.
Nga 505.249 persona sa u testuan në Kosovë deri më tani 102.236 prej tyre rezultuan pozitivë, ndërsa numri total i të shëruarve kap shifrën e 88.380.
Aktualisht në vendin tonë janë 11.756 raste aktive me koronavirus.
Vetëm gjatë 24 orëve u raportuan 957 të shëruar, 442 raste të reja dhe 14 të vdekur nga COVID-19.