UBT News

21 vjet nga tragjedia e maturantëve të Malishevës

Sot mbushen 21 vjet kur 15 maturantë të shkollës së mesme “Abdyl Frashëri” nga Malisheva humbën jetën gjatë një ekskursioni në Shqipëri. 

Autobusi u rrokullis dhe ra në humnerë më 14 tetor 2004, në Fushë Arrëz të Pukës.

Më 15 tetor, pas identifikimit të trupave të nxënësve të vdekur, shteti shqiptar i përcolli në mënyrë dinjitoze nga ushtria shqiptare deri në kufirin me Kosovën, prej nga TMK-ja i solli ata në lokalet e gjimnazit “Abdyl Frashëri” të Malishevës.

Varrimi i tyre u bë më 16 tetor, te “Lëndina e Lotëve”, të lagjes së Gurit.

Në njëvjetorin e ngjarjes tragjike, Qeveria shqiptare ka ngritur një obelisk përkujtimor tek vendi i ngjarjes në Fushë-Arrëz, kurse në përkujtimin e dyvjetorit të kësaj ngjarjeje, filloi ndërtimi i kompleksit memorial të varrezave të maturantëve edhe nga Qeveria e Kosovës, në qytezën e Malishevës./S.K/KP/

Exit mobile version