Të paktën 21 persona janë vrarë në një sulm vetëvrasës në qytetin jugor afgan, Kandahar, ka thënë një mjek në spitalin rajonal për BBC.
Qeveria e talibanëve ka thënë se numri i viktimave është tre. Sulmi vetëvrasës ndodhi rreth orës 08:00 thanë talebanët, në një bankë të vendosur në qendër të qytetit.
Asnjë grup nuk ka pranuar ende se ka kryer sulmin, i cili duket të jetë më i madhi në Afganistan këtë vit.
Shpërthimi ndodhi në një degë ku punonjësit e qeverisë afgane ishin në radhë për të marrë pagat e tyre.
Të vdekurit dhe rreth 50 të lënduar janë dërguar në spitalin Mirwais, më i madhi në rajon, tha një mjek nga spitali në kushte anonimiteti.
Kandahari është selia e pushtetit të talebanëve, baza e komandantit të tyre suprem.
Ndërsa situata e përgjithshme e sigurisë në Afganistan është përmirësuar që kur talebanët fituan kontrollin e plotë me tërheqjen e plotë të trupave të huaja në vitin 2021, vazhdojnë të ketë dhjetëra bomba dhe sulme vetëvrasëse në vend çdo vit.