Të paktën 21 persona, përfshirë katër fëmijë kanë vdekur pasi një autobus u rrëzua nga një mbikalim afër Venecias dhe mori flakë, thonë zyrtarët.
Midis të vdekurve janë pesë ukrainas, një gjerman dhe shoferi italian, tha prefekti i qytetit Michele Di Bari.
Kryebashkiaku i Venecias, Luigi Brugnaro tha se kishte ndodhur një “tragjedi e madhe”.
“Një skenë apokaliptike, nuk ka fjalë”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Mësohet se janë plagosur edhe 18 persona të tjerë, pesë prej tyre në gjendje të rëndë. Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi tha se numri i të vdekurve mund të rritet./UBTNews/