Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 21 raste pozitive me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 22 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 351.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 143 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 827 mijë e 642 doza të vaksinës./UBTNews/