UBT News

21 raste aktive me COVID-19

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 21. Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në të gjithë vendin janë regjistruar tri raste të reja me koronavirus.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 836 mijë e 505 doza të vaksinës.

Deri më sot 824 mijë e 822 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105 mijë e 282 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1 mijë e 806 persona.

Exit mobile version