UBT News

21 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 21. Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin është regjistruar vetëm një rast i ri me koronavirus.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 836 mijë e 378 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904 mijë e 370 qytetarë.

Deri më sot 824 mijë e 767 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105 mijë e 250 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1 mijë e 798 persona.

Exit mobile version