UBT News

21 mijë e 507 persona të vrarë në Gaza si pasojë e luftës

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se së paku 21 mijë e 507 persona janë vrarë në territorin palestinez qëkur filloi lufta me Izraelin afërsisht 12 javë më parë. Sipas njoftimit të Ministrisë, 55 mijë e 915 persona të tjerë janë plagosur në Gaza gjatë luftimeve.

Qëkur nisën luftimet më 7 tetor, mbi 80% e popullsisë prej 2.4 milionë banorësh janë larguar nga shtëpitë e tyre, konfirmoi Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA tha se 308 persona që po kërkonin ndihmë mjekësore janë vrarë gjatë luftës./UBTNews/

Exit mobile version