E përditësuar:
10:10
Zgjdhjet Lokale- Nje krahasim me vitin 2021
Eugeni Cakolli nga KDI-së ka bërë një analizë për zjedhjet lokale të cilat sipas tij kanë dhënë një pamje të larmishme dhe interesante të hartës politike të Kosovës, posaçërisht krahasuar me zgjedhjet paraprake. Ai ka përmbledhur një listë të përgjithshme për secilën parti krahasur me vitin 2021.
09:21
Nga 38 komunat e Kosovës, 21 kanë përmbyllur garën për kryetarë që në rundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor, ndërsa 17 komuna të tjera do të shkojnë në balotazh më 9 nëntor.
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), disa nga fitoret janë shënuar në komunat e mëdha si në Ferizaj, Agim Aliu nga PDK ka fituar me mbi 56% të votave, duke siguruar mandatin e dytë.
Në Podujevë, Shpejtim Bulliqi nga LVV ka siguruar mbi 53% të votave.
Në Skendera, Sami Lushtaku nga PDK ka arritur një fitore bindëse me mbi 83% të votave.
Në Kamenicë, Kadri Rahimaj i LVV-së ka fituar me mbi 50%.
Në Istog, Ilir Ferati i LDK-së ka fituar me 58% të votave.
Në Lipjan, Imri Ahmeti nga LDK ka fituar pa balotazh me mbi 51%.
Në Shtime, Qemajl Aliu i LVV-së ka siguruar mandatin e dytë me mbi 50%.
Në Malishevë, Ekrem Kastrati i Nismës Socialdemokrate ka fituar Malishevën me mbi 53%.
Në Deçan, Bashkim Ramosaj i AAK-së ka fituar me mbi 51%.
Në Drenas, Ramiz Lladrovci, nga iniciativa “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, ka fituar me mbi 52% të votave.
Në Hanin e Elezit, Mehmet Ballazi i PDK-së ka fituar me mbi 50%.
Në Mamushë, Abdulhadi Krasniç i KDTP-së ka siguruar fitore me mbi 50% të votave.
Ndërsa në katër komunat me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok fitues janë kandidatët e Listës Serbe, parti kjo që ka siguruar fitore edhe në Novobërdë, Shtërpcë, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.
Në 17 komuna të tjera gara do të vazhdojë në rundin e dytë, që do të mbahet më 9 nëntor 2025.
Sipas KQZ-së, pjesëmarrja në votime në nivel vendi ka qenë rreth 39%./S.K/EO/