Këtë të martë shënohen 14 vite nga protesta e 21 janarit e cila doli jashtë kontrollit dhe në momentet e mbylljes së saj u vranë 4 persona ndërsa u dhunuan shumë të tjerë.
Protesta e 21 janarit 2011 u thirr pas videos së famshme të Zv. Kryeministrit Ilir Meta me ministrin Dritan Prifti.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjete sociale në këtë 14-vjetor me një status në rrjete sociale me shprehjen ‘drejtësia vonon por nuk harron’.
Statusi i Ramës
Procedimi penal është regjistruar për vrasjen e Aleks Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.
Në 21 janar 2011 mbetën të vrarë Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, ndërsa prokuroria e Tiranës çoi të pandehur ish-komandantin e gardës Nrea Prendi dhe përgjegjësin e njësisë speciale Agim Llupo të cilët në 2013-ën u dënuan nga gjykata për vrasje nga pakujdesia, Prendi me 1 vit burg, Llupo me 3 vite.
SPAK ka nisur marrjen në pyetje për dosjen e 21 janarit, ku deri më tani janë pyetur ish-drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj, zëvendësi i tij Agron Kuliçaj, deputeti i PS, Xhemal Qefalia, si edhe Saimir Tahiri.