205 fëmijë janë vrarë dhe të paktën 367 fëmijë ukrainas janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, thotë Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.
Forcat ruse kanë dëmtuar gjithashtu 1,141 ndërtesa arsimore, 99 prej të cilave janë shkatërruar plotësisht.
Sipas një njoftimi të lëshuar në fund të muajit mars nga UNICEF, lufta në Ukrainë ka çuar në zhvendosjen e më shumë se 1.8 milionë fëmijëve që kanë kaluar në vendet fqinje si refugjatë dhe 2.5 milionë fëmijëve që tani janë të zhvendosur brenda vendit./UBTNews/