Rreth 2,000 civilë janë në autobusë evakuimi që shkojnë nga qyteti bregdetar i Berdyansk për në qytetin Zaporizhzhia, i kontrolluar nga qeveria ukrainase, duke transportuar civilë që evakuohen nga qyteti i rrethuar i Mariupol.
“Kolona e evakuimit u nis nga Berdyansk për në Zaporizhzhia”, tha këshilli i qytetit të Mariupol në një deklaratë në Telegram.
“Shumë automjete private i janë bashkuar 42 autobusëve të shoqëruar nga automjetet e Kryqit të Kuq dhe SES (Shërbimi Shtetëror i Emergjencave). Sot presim ardhjen e një numri rekord të banorëve të Mariupolit”./UBTNews/