200 ushtarë të ushtrisë britanike kanë arritur në Kosovë si përforcim i KFOR-it. Kështu ka bërë të ditur Shtabi Suprem i Fuqive Aleate në Evropë përmes një postimi në “X”.
“Dyqind ushtarë të Ushtrisë Britanike po mbërrijnë në Kosovë për të përforcuar misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Nën komandën e NATO-s, forcat do të jenë të disponueshme për të kryer operacione në përputhje me mandatin e KFOR-it për të mbajtur një mjedis të sigurt e të qetë, dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Britania e Madhe vendosi të dërgojë trupa shtesë në kontingjentin e saj në Kosovë, i cili ka tashmë 400 ushtarë britanikë, me kërkesë të komandantit suprem të Aleancës për Evropën, SACEUR, gjeneralit amerikan Chris Cavoli.