UBT News

200 raste aktive me COVID-19 në Gjilan, apelohet për respektim të masave

Në komunën e Gjilanit janë aktualisht 200 raste aktive me COVID-19, ndërkaq 212 mostra janë në pritje për rezultat.

Nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismajli në takimin për vlerësimin e situatës me COVID-19, deklaroi se ka rritje të infeksionit në Gjilan ditëve të fundit.

“Kemi një rritje të ndjeshme të rasteve të reja pozitive dhe kjo dëshmon se virusi është ne mesin tonë. Andaj, apeloj qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës”, ka thënë Ismajli.

Që nga fillimi i pandemisë, në komunën e Gjilanit janë regjistruar 3 mijë e 773 raste me COVID-19 nga 12 mijë e 479 mostra të marra, 3 mijë e 464 janë shëruar, 111 qytetarë kanë vdekur, kurse të hospitalizuar me COVID-19 janë 28 persona./UBTNews

Exit mobile version