Kanë kaluar 20 vite që nga krijimi i burgut famëkeq të Guantanamos në Kubë. Pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, Shtetet e Bashkuara vendosën të krijonin një strukturë të dizenjuar për të mbajtur të dyshuarit, në atë që kritikët e përshkruan si jashtë juridiksionit normal dhe proceseve gjyqësore.
Në dy dekadat e fundit, rreth 780 persona janë mbajtur në burg mes pretendimeve për tortura dhe trajtime çnjerëzore brenda këtyre mureve.
“Është e pabesueshme kur e mendon se asnjë anëtar i CIA-s nuk është mbajtur përgjegjës për hapjen e këtyre institucioneve, për transferimin e paligjshëm të 119 personave, nga të cilët 39 janë torturuar, dhe ne besojmë, dhe dyshojmë se janë më shumë. 5 persona të burgosur në Guantanamo u akuzuan për sulmet e 11 shtatorit, dhe asnjë prej tyre nuk ka dalë ende përpara gjykatës, sepse në Guantanamo funksionon i ashtuquajturi komisioni ushtarak që nuk ka funksionin e një gjykate, dhe nuk lejon proceset gjyqësore”, u shpreh Letta Taylor, drejtuese e divizionit mbi respektimin e të drejtave të njeriut.
Aktualisht në burgun famëkeq ndodhen 39 persona. Presidenti amerikan Joe Biden bëri të ditur qëllimin e tij për ta mbyllur.
Pavarësisht kësaj, burgu pritet të zgjerohet këtë vit, me një sallë gjyqësore miliona dollarëshe.