Të paktën 20 persona, përfshirë pesë fëmijë, u plagosën mbrëmë në sulmet ruse në Odessa dhe Mykolaiv në jug të Ukrainës, thanë autoritetet lokale, sipas Ukrinform.
Në Mykolaiv, kreu i administratës ushtarake rajonale Vitaly Kim njoftoi se 13 të rritur dhe pesë fëmijë u plagosën.
Dy persona, një burrë dhe një grua, saktësoi ai, janë nxjerrë nga rrënojat e një pallati, shkruan Ansa.
Në Odessa, guvernatori lokal Oleg Kiper raportoi se dy persona u plagosën dhe u shtruan në spital.