20 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa nuk u shënua asnjë viktimë nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se rastet e reja rezultuan nga testimi i 2 mijë e 72 mostrave.
Brenda 24 orëve të fundit u shëruan 31 pacientë, kurse raste aktive janë 427.
Në raportin e MSh-së bëhet e ditur se 10 mijë e 381 persona janë vaksinuar në 24 orët e fundit./UBTNews