20 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 27 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 545.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 214 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 822 mijë e 924 doza të vaksinës.
Deri më sot 820 mijë e 768 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë si dhe janë dhënë 100 mijë e 313 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./UBTNews/