UBT News

20 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

20 mijë persona janë vaksinuar deri më tani në gjithë vendin kundër COVID-19, që nga 8 prilli kur ka filluar procesi i vaksinimit.

Këtë e ka bërë të ditur Niman Bardhi, menaxheri  i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë. Ai njoftoi se në këtë qendër deri më tani janë vaksinuar 2 mijë e 930 persona, prej tyre 191 punonjës shëndetësor.

“Siç po e shihni edhe sot kemi vazhduar me vaksinimin e personave të moshës mbi 75-vjeçare të shoqëruar me sëmundje kronike, ku deri në këto çaste në total janë vaksinuar mbi 2 mijë e 930 persona, prej tyre të sëmurë kronik kemi pasur mbi 1 mijë e 311, ndërsa profesionistë shëndetësorë 191, të moshuar, por jo të shoqëruar me sëmundje kronike kemi 1 mijë e 261 dhe dializa 54. Jemi tek shifra 20 mijë persona të vaksinuar në nivel vendi”, tha ai.

Kosova ka pranuar 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca në fund të muajit mars.

Exit mobile version