Minat dhe mjetet e tjera shpërthyese kanë vrarë të paktën 20 fëmijë që nga fillimi i luftës, sipas UNICEF. 69 fëmijë të tjerë u plagosën midis 24 shkurtit të vitit 2022 dhe 30 majit të vitit 2023.
Koordinatori i lartë i urgjencës në UNICEF, Mustapha Ben Messaoud, shprehu shqetësimin për rritjen e rrezikut për fëmijët.
Përafërsisht një e treta e Ukrainës është e mbuluar me mina, duke e bërë atë një nga vendet më të kontaminuara me mjete shpërthyese në botë./UBTNews/