Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur dy persona si pasojë e COVID-19.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika e Pulmologjisë, QKUK dhe 1 rast nga Spitali rajonal Pejë).”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Në Kosovë deri më tani janë regjistruar 615 raste të vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë./UBTNews