Albert Bourla, bashkëthemeluesi i Pfizer, tha gjatë Samitit Global të Shëndetit se kompania do t’i dhurojë 2 miliardë doza të vaksinës për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme gjatë 18 muajve të ardhshëm.
“Sot, Pfizer dhe BioNTech janë zotuar se do të sigurojnë dy miliardë doza të vaksinës për vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta gjatë 18 muajve të ardhshëm. Ne presim që të sigurojmë një miliard nga këto doza në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme këtë vit, dhe zotohemi të shpërndajmë edhe një miliard doza në këto vende në vitin 2022”, deklaroi ai.
Bourla tha se shpreson qe kjo do të ndikojë që të shpëtohen edhe sa më shumë jetë njerëzish.
Bourla tha të mërkurën se Pfizer ka në plan të prodhojë 6 miliardë doza të vaksinës së saj antiCOVID gjatë 18 muajve të ardhshëm./UBTNews