Drejtoria e Inspeksionit në komunën e Prishtinës i ka shqiptuar gjobë 2 mijë euro Lidhjes Demokratike të Kosovës për shkeljen e masave anti-COVID.
Këtë e ka konfirmuar drejtori i kësaj drejtorie, Adonis Tahiri, teksa u shpreh se askush nuk është mbi ligjin.
“Zbatimi i masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit, është i domosdoshëm. Shkeljet sanksionohen në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës – neni 25, paragrafi 1. Iu bëjmë thirrjeve subjekteve politike që të respektojnë ligjet dhe vendimet që vet i kanë votuar. Në të kundërtën, gjobat iu shkojnë në zyrat qendrore të partive, për secilin tubim në Prishtinë”, shkroi ai në Facebook./UBTNews
Askush mbi ligjin! Zbatimi masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit, është i domosdoshëm. Shkeljet…
Posted by Adonis Tahiri on Monday, January 11, 2021